Hana Beiqi e fundit, eliminohet nga ‘Paris 2024’
03.08.2024
Notarja e Kosovës, Hana Beiqi është renditur në vendin e fundit në disiplinën 50 m stil i lirë.
Garuesja jonë në një konkurrencë të fortë garën e ka kaluar për kohën 27.34 derisa e para në cak arriti Elizaveta Pecherskih për kohën 26.26.
Notarja e cila është më e reja në garat e notit, eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.