Arrestohen dy persona në Skenderaj, po shpërndanin para të falsifikuara

17.02.2024

Policia është njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar se falsifikonin dhe shpërndanin para false në Skenderaj.

Në veturën e njërit janë gjetur bankënota false si dhe në banesë pajisje e para të tjera.

“Është raportuar se një person i dyshuar është duke shpërnda bankënota të falsifikuar. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj ksovarë ku në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar bankënota të dyshuara prej 5 euro (475X5) me vlerë 2375 euro, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar dy pajisje të dyshuara për skanim (skaner), një llaptop, 170 monedha euro (3×20, 8×10, 6×5), 400 denarë (4×10).”

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.