Liberalizimi i vizave, Ambasada gjermane u uron qytetarëve të Kosovës shëtitje të mira në Gjermani

18.11.2023

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 përfundimisht do të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen, duke mos pasur më nevojë të presin para ambasadave për tu pajisur me vizë. E kur kanë mbetur rreth 6 javë deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u ka uruar qytetarëve […]

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 përfundimisht do të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen, duke mos pasur më nevojë të presin para ambasadave për tu pajisur me vizë.

E kur kanë mbetur rreth 6 javë deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u ka uruar qytetarëve të Kosovës shëtitje të mira në Gjermani, gjersa u ka propozuar të vizitojnë Ishullin e Muzeut në Berlin.

“Përshëndetje eksplorues të Kosovës!

Ambasada gjermane në Prishtinë ju uron udhëtime të lumtura në Gjermani.

Kur jeni në Berlin, mos harroni të hipni në ishullin e muzeut!”, shkruan ambasadori.

https://twitter.com/EUKosovo/status/1725802423657156965?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1725802423657156965%7Ctwgr%5Eb10c207fe24ecb90950ce99ff9a363d81ee66906%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fliberalizimi-vizave-ambasada-gjermane-u-uron-qytetareve-te-kosoves-shetitje-te-mira-ne-gjermani%2F