Në ditën ndërkombëtare të infermierëve Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë falenderon infermierët
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve është një ditë ndërkombëtare e shënuar në të gjithë botën më datën 12 Maj (përvjetori i lindjes së Florence Nightingale) të çdo viti, për të shënuar kontributet që infermierët i japin shoqërisë. Në ditën e Infermierëve, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë Besa Kuqi, ka falenderuar infermierët e Komunës […]
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve është një ditë ndërkombëtare e shënuar në të gjithë botën më datën 12 Maj (përvjetori i lindjes së Florence Nightingale) të çdo viti, për të shënuar kontributet që infermierët i japin shoqërisë.
Në ditën e Infermierëve, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë Besa Kuqi, ka falenderuar infermierët e Komunës së Suharekës, të cilët sipas saj bëjnë një punë të vështirë dhe kontribojnë për shoqërinë.

“12 Maji, Dita Botërore e Infermierisë,
Kjo ditë e shënuar le të jetë një mundësi për të vlerësuar dhe falenderuar infermierët që bëjnë një punë të vështirë, njëkohësisht mirënjohje për kontributin që Infermierët i japin shoqërsië.
Urime” ka shkruar Kuqi.