FC Ballkani nesër pret në Suharekë FC Malishevën

07.04.2023

FC Ballkani nesër zhvillon ndeshje kundër FC Malishevës. Të shtunën zhvillohet ndeshja e xhiros së 28-të në Albi Superligën e Kosovës, ku ekipi suharekas do të përballet me ekipin nga Malisheva, shkruan SuharekaOnline. Ndeshja zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 15:00. Rikujtojmë se FC Ballkani në ndeshjën e fundit ku […]

FC Ballkani nesër zhvillon ndeshje kundër FC Malishevës.

Të shtunën zhvillohet ndeshja e xhiros së 28-të në Albi Superligën e Kosovës, ku ekipi suharekas do të përballet me ekipin nga Malisheva, shkruan SuharekaOnline.

Ndeshja zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 15:00.

Rikujtojmë se FC Ballkani në ndeshjën e fundit ku ishte përballur me SC Gjilanin, kishte shënuar fitore 2:0, ku golat e shënuar ishin nga lojtarët Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani.