Tentoi ta dhunojë një vajzë në Suharekë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari
Ngacmimet seksuale e tentimet për dhunim, janë raste të cilat pothuajse ndodhin çdo ditë ndaj vajzave të moshave të ndryshme dhe grave. Ngjarje të tilla padyshim që sjellin pasiguri tek të gjitha femrat dhe gratë e vendit, e poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet shtetërore. Një rast i tentim dhunimit është raportuar të enjtën […]
Ngacmimet seksuale e tentimet për dhunim, janë raste të cilat pothuajse ndodhin çdo ditë ndaj vajzave të moshave të ndryshme dhe grave.
Ngjarje të tilla padyshim që sjellin pasiguri tek të gjitha femrat dhe gratë e vendit, e poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet shtetërore.
Një rast i tentim dhunimit është raportuar të enjtën rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës në Suharekë bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 06.04.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.