Përleshja e tifozëve në lojën e FC Ballkanit me KF Llapin, Policia dërgon në mbajtje edhe 6 të dyshuar

13.03.2023

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me  incidentin e djeshëm në Podujevë. Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm. Vepër kjo për të cilën hetuesit e […]

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me  incidentin e djeshëm në Podujevë.

Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, kanë  dërguar në qendrën e mbajtjes pesë persona  të dyshuar:

-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe

-E.K, mashkull, 23 vjeç,

-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,

-M. V, mashkull, 21 vjeç, dhe

-E.K, mashkull, 21 vjeç,

Ndërsa, për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë në qendrën e mbajtjes, nga zyrtarët e Podujevës, është dërguar i dyshuari:

A.Sh, mashkull, 16 vjeç.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.