Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë hap konkurs pune për 2 mjek/e dhe 3 infermier/e në QKMF-Suharekë
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan SuharekaOnline. Në konkurs […]
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan SuharekaOnline.
Në konkurs për pozitën e mjekut/es të përgjithshëm thuhet se kandidatët të cilët janë interesuar për të aplikuar duhet të sjellin këto dokuemnta:
- Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer
- Vërtetimin mbi stazhin e kryer
- Licensen e Punës
- Certifikatën e lindjes
- Kopjen e letërnjoftimit
- Certifikatën e gjendjes shëndetësore
- Certifikatën që ndaj tij/saj nuk zbatohen hetimet
Ndërsa, për pozitën e infermierit/es kërkohen këto dokumenta:
- Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer
- Vërtetim mbi mbi praktikën profesionale- përvojën
- Certifikatën e lindjes
- Kopjen e leternjoftimit
- Certifikatën e gjendjes shëndetësore
- Licensen e Punës
- Certifikatën që ndaj tij/saj nuk zbatohen hetimet