Suharekë, 65 persona të verbër marrin pagesa nga skema e kompensimeve për të verbërit

05.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e kompensimeve për personat e verbër. Kompensimet për personat e verbër – I/E verbër konsiderohet personi me humbje të plotë të të pamurit të lindur ose të fituar të […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e kompensimeve për personat e verbër.

Kompensimet për personat e verbër – I/E verbër konsiderohet personi me humbje të plotë të të pamurit të lindur ose të fituar të përcaktuar sipas kritereve mjekësore të vlerësuara nga Komisioni Mediko-social.

Komisioni Mediko-social është komisioni i përbërë prej ekspertëve mjekësor dhe social, i formuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i cili bën përcaktimin e shkallës së verbërisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e saj, për secilin person që paraqet kërkesë për të gëzuar kompensim për shkak të verbërisë, përfitimet dhe të drejtat sipas ligjit 04/L-092.

Këto pagesa bëhen çdo muaj nga Departamenti i Administratës Pensionale. Përfitimin material për shkak të verbërisë e marrin personat, pavarësisht nga mosha dhe në të njëjtën masë përfitojnë edhe shoqëruesit e të verbërve të grupit të parë, nevoja për të cilët përcaktohet nga Komisioni Mediko-social.

E drejta në përfitim material të verbërisë për personat e verbër, si dhe shoqëruesit e tyre realizohet nga dita e paraqitjes së kërkesës, nëse janë plotësuar kushtet dhe kriteret për realizimin e tyre të përcaktuara në Ligjin nr.04/L-092.

Shuma e pagesës për personat e verbër është 125 € në muaj si dhe 125 € për shoqëruesit e personave të verbër.

Në bazë të të dhënave të ASK-së, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës nga muaji janar ka shënuar rritje numri i personave të verbër që marrin kompensime nga kategoria e lartëcekur.

Në muajin tetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës kanë qenë 65 persona që kanë përfituar nga skema e kompensimeve për personat e verbër.

Ndërsa, në muajin shtator numri i personave që kanë përfituar nga skema e kompensimeve për personat e verbër ka qenë 66.

MuajiNr. i personave që përfitojnë nga skema e kompensimeve
për personat e verbër në Komunën e Suharekës
Janar56
Shkurt59
Mars61
Prill62
Maj63
Qershor61
Korrik65
Gusht/
Shtator66
Tetor65