Sulmoi fizikisht gruan, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje një i dyshuar në Prizren

10.11.2022

Dhuna në familje është njëra nga problemet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës. Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën në Policinë e Kosovës në Prizren. Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht disa herë nga bashkëshorti i saj. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar […]

Dhuna në familje është njëra nga problemet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës.

Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën në Policinë e Kosovës në Prizren.

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht disa herë nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se i dyshuari për dhunë në familje është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

“Prizren 09.11.2022 – 18:00-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se disa herë e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.