[FOTO] Policia shpall në kërkim 6 serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve. Aksic Cedomir, Denic Dragan, Jovanovic Stojan, Paunovic Goroljub, Racic Dejan dhe Rajkovic Ljubisa janë të kërkuarit. Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj […]
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve.
Aksic Cedomir, Denic Dragan, Jovanovic Stojan, Paunovic Goroljub, Racic Dejan dhe Rajkovic Ljubisa janë të kërkuarit.
Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon: Urdhër për Shpalljen në Kërkim të Pandehurve
Personat e shpallur në kërkim janë:
- AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960
- DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967
- JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961
- PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969
- RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974
- RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974
Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale: Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:
- Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP
- E-mail adresa: [email protected]





