Suharekë, një person në oborrin e tij hasi në mjet shpërthyes, njësia për deminim bën asgjësimin e saj

31.10.2022

Një rast i gjetjes së mjetit të pashpërthyer është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim ka bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar […]

Një rast i gjetjes së mjetit të pashpërthyer është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësia për deminim ka bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 29 tetor rreth orës 17:08 në Suharekë.

Nuk raportohet për ndonjë incident.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER / Suharekë 29.10.2022 – 17:08. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim ka bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e PK-së.