Mushtishti bëhet me Qendër të re të Mjekësisë Familjare
04.10.2022
Gjatë ditës së sotme është përuruar Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ai ka uruar Mushtishtin për këtë qendër, duke shtuar se qytetarët tashmë do të kenë shërbime […]
Gjatë ditës së sotme është përuruar Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka uruar Mushtishtin për këtë qendër, duke shtuar se qytetarët tashmë do të kenë shërbime më të avansuara.
Postimi i kryetarit Muharremaj:
Urime Mushtisht Qendren e re të mjeksësisë familjare.
Qytetarët do të kenë tashmë shërbime më të avansuara.