KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 14 shtator në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes […]
KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 14 shtator në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline.
Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive.
1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Gjinovci (kodi: 32000003) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.
Vendet: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhdë, Grejkoci, Gelac, bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.