Ballkani vazhdon me fitore edhe në Superligë, mposht Dukagjinin
Pas kualifikimit historik në fazën e grupeve në UEFA Conference League, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, është rikthyer në sfidat e kampionatit. Portokallezinjtë, të dielën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë shënuar fitore të mundimshme në duel me Dukagjinin, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së katërt në Superligë. Golin […]
Pas kualifikimit historik në fazën e grupeve në UEFA Conference League, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, është rikthyer në sfidat e kampionatit.
Portokallezinjtë, të dielën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë shënuar fitore të mundimshme në duel me Dukagjinin, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së katërt në Superligë.
Golin e fitores për skuadrën nga Suhareka e ka shënuar Qëndrim Zyba në minutën e 36-të, falë edhe reagimit të dobët të portierit Altik Muhaxhiri. Dukagjini në minutat shtesë ishte afër të barazonte rezultatin, por gjuajtja e Arbër Shalës e qëlloi shtyllën e portës së Stivi Frashërit.
Për Ballkanin kjo është fitorja e dytë në kampionat në po aq ndeshje të zhvilluara, ngase ndeshja e javës së parë kundër Malishevës dhe ajo e javës së tretë kundër Trepçës’89 janë shtyrë për shkak të pjesëmarrëjes në garat evropiane.
Në anën tjetër, për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku kjo ishte humbja e tretë dhe mbetet në pozitën e fundit në renditje.