Gjinoc, dëmtoi derën e një lokali, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dëmtuar derën e lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 gusht rreth orës 13:30 në fshatin Gjinoc të Suharekës. Nga policia kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit i […]
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dëmtuar derën e lokalit të ankuesit mashkull kosovar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 gusht rreth orës 13:30 në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Nga policia kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DËMTIM PRONE / Fsh. Gjinoc, Suharekë 11.08.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dëmtuar derën e lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.