Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës me dedikim të veçantë për FC Ballkanin pas kalimit tutje

27.07.2022

Portokallezinjtë, të martën në mbrëmje, në stadiumin „Fadil Vokrri“ e kanë mundur skuadrën e San Marinos, La Fiorita, me rezultat bindës 6:0, duke vendosur rekord sa i përket fitores më bindëse të skuadrave të Kosovës në garat evropiane. Në fakt, deri tani rekordin e mbante Prishtina, e cila kishte fituar me rezultat 5:0. Kësisoj, Ballkani […]

Portokallezinjtë, të martën në mbrëmje, në stadiumin „Fadil Vokrri“ e kanë mundur skuadrën e San Marinos, La Fiorita, me rezultat bindës 6:0, duke vendosur rekord sa i përket fitores më bindëse të skuadrave të Kosovës në garat evropiane.

Në fakt, deri tani rekordin e mbante Prishtina, e cila kishte fituar me rezultat 5:0. Kësisoj, Ballkani kaloi tutje me shifrat e përgjithshme pas dy ndeshjeve, 10:0.

Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Albion Rrahmani, i cili realizoi het-trik, që njëherësh është futbollisti i vetëm i klubeve kosovare që e arrin një gjë të tillë në Evropë. Ai realizoi në minutat 6′, 8′ dhe 69′, derisa me dy gola kontribuoi Leonit Abazi (73’ 90’) dhe me një gol Ermal Krasniqi (75′).

Me fitoren e jashtëzakonshme të së martës, faqja zyrtare e këtij kompeticoni bëri një dedikim të veçantë për Ballkanin, duke i përmendur dy fitoret e thella në udhëtim dhe në shtëpi, për ta mbyllur me ‘stil’ raundin e dytë kualifikues.

https://twitter.com/europacnfleague/status/1552172179638345729

Në rrethin e tretë, Ballkani do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik.