Ndeshja Ballkani – La Fiorita, këta janë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

23.07.2022

Në javën e ardhshme, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të luajë ndeshjen e kthimit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj La Fioritës, klub të cilin ‘luanët’ e Ilir Dajës e mposhtën në ndeshjen e parë me rezultat 4-0. Kjo ndeshje e kthimi do të zhvillohet të martën e 26 korrikut […]

Në javën e ardhshme, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të luajë ndeshjen e kthimit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj La Fioritës, klub të cilin ‘luanët’ e Ilir Dajës e mposhtën në ndeshjen e parë me rezultat 4-0.

Kjo ndeshje e kthimi do të zhvillohet të martën e 26 korrikut në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga katërshja suedeze; Adam Ladeback do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ai do të ndihmohet nga Daniel Yng dhe Niclas Ivarsson. Victor Wolf është caktuar në rolin e gjyqtarit të katërt.