Shqetësuese, vetëm në 5 ditët e fundit ndodhën 248 aksidente, policia shqitoi mbi 9 mijë gjoba
Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente janë raportuar me persona të […]
Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.
Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 20 – 24 qershor.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 248 aksidente trafiku.
Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të enjten (23 qershor), ku në këtë ditë janë regjistruar 53 aksidente.
Ndërsa, fatmirësisht brenda kësaj periudhe kohore asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 110 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 138 të tjera me dëme materiale.
| Data | Me fatalitet | Me të lënduar | Me dëme materiale | Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë |
| 20 qershor | 0 | 26 | 26 | 52 |
| 21 qershor | 0 | 23 | 26 | 49 |
| 22 qershor | 0 | 17 | 30 | 47 |
| 23 qershor | 0 | 27 | 26 | 53 |
| 24 qershor | 0 | 17 | 30 | 47 |
| TOTAL | 0 | 110 | 138 | 248 |
Po ashtu, gjatë këtyre pesë ditëve Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Sipas statistikave bëhet e dityre, se brenda këtyre ditëve policia ka shqiptuar 9 mijë e 73 tiketa trafiku.
| Data | Numri i tiketave të trafikut |
| 20 qershor | 1,492 |
| 21 qershor | 1,789 |
| 22 qershor | 1,994 |
| 23 qershor | 1,885 |
| 24 qershor | 1,913 |
| TOTAL | 9,073 |