Për 3 muaj 33 raste të sulmeve të qytetarëve ndaj Policisë

28.04.2022

Të njëjtat po ndodhin më shumë për shqiptim të gjobave, e ka edhe prej tyre që po ndodhin edhe për arsye të tjera. Sulmi i fundit ndaj zyrtarëve policor ka ndodhur sot, ku edhe janë arrestuar katër persona të dyshuar. Por, jo pak raste të tilla kanë ndodhur në tre mujorin e parë të këtij […]

Të njëjtat po ndodhin më shumë për shqiptim të gjobave, e ka edhe prej tyre që po ndodhin edhe për arsye të tjera. Sulmi i fundit ndaj zyrtarëve policor ka ndodhur sot, ku edhe janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Por, jo pak raste të tilla kanë ndodhur në tre mujorin e parë të këtij viti.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar se janë raportuar mbi 30 raste.

“Në tre mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 33 raste të sulmeve ndaj personave zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për FrontOnline.

Nga Policia nuk kanë treguar se në cilat rajone kanë ndodhur më së shumti këto raste.

E, po ashtu nuk kanë bërë të ditur as edhe numrin e personave të arrestuar të cilët dyshohet që kanë sulmuar zyrtarët policor.

Policia: Për tre muaj janë raportuar 66 raste të personave të zhdukur

Të rinj e të reja, të moshuar e të moshuara pothuajse çdo ditë në Kosovë po raportohen si të zhdukur.

E, për këto raste në Polici po raportojnë familjarët e tyre. Po, ka prej tyre që këtë gjë po e përsërisin edhe disa herë.

Por, sa është numri i tyre që për tre muaj janë raportuar në Polici si të zhdukur.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se kjo shifër kalon mbi 60. “Në tre mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 66 raste të personave të zhdukur”, thuhet në përgjigjen e Policisë