Sindikatat i japin një javë afat Qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre – paralajmërojnë veprime radikale

20.04.2022

Në këtë takim, BSPK vendosi që t’i jap afat Qeverisë edhe një javë, deri më 28 prill për plotësimin e kërkesave të tyre. Në të kundërtën, janë paralajmëruar greva e protesta. SBAShK-u dhe BSPK po kërkojnë 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga. Javën që shkoi kryeministri Albin Kurti ka prezantuar masat […]

Në këtë takim, BSPK vendosi që t’i jap afat Qeverisë edhe një javë, deri më 28 prill për plotësimin e kërkesave të tyre. Në të kundërtën, janë paralajmëruar greva e protesta.

SBAShK-u dhe BSPK po kërkojnë 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga.

Javën që shkoi kryeministri Albin Kurti ka prezantuar masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat dhe publik me nga 100 euro për muajin prill.

Njoftimi i plotë i BSPK-së:

Vendimet e Mbledhjes së KryesisëEkzekutive të BSPK-së

Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Sot, e mërkurë, më 20 prill 2022, Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbajti takim me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale dhe të zhvillimeve të fundit pas protestës së 8 prillit 2022 e cila u vlerësua e duhur dhe e nevojshme e që dha rezultatin e saj si dhe u paraqit një raport lidhur me takimin që është mbajtur më 18 prill 2022 në mes të Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të BSPK Atdhe Hykolli e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë Vjollca Shala njiherit edhe nënkryetare e SBASHK-ut në të cilin takim u bisedua për kërkesat tashmë të njohura e të paraqitura edhe në protestën e 8 prillit 2022 për vazhdimin e pagesës prej 100€ për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së, Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor, Plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, Ligji nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nën paragrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e sigurisë pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon anëtarësinë sindikale se Kryesia Ekzekutive e BSPK-së pas një diskutimi të gjerë e duke pasur parasysh se ka filluar dialogu me Kryeministrin Kurti, dhe deklarimit të tij se kërkesat sindikale do të shqyrtohen me përgjegjësit qeveritarë dhe se për to do të informohet BSPK për realizimin e kërkesave te pareshtura në takimin e radhës i cili pritet që së shpejti të thirret nga Kryeministri, mori vendim që të i jepet mundësi dialogut duke tentuar që të arrihet marrëveshje me dialog duke prolonguar veprimeve sindikale deri në takimin e ardhshëm të Kryesisë Ekzekutive të BSPK që do të mbahet me datën 28 prill 2022 .

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret nga Qeveria që do të merret seriozisht me kërkesat e anëtarësisë sindikale .