Për tre muaj 25 grabitje në Kosovë
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kanë vërejtur rënie të theksuar të këtyre rasteve. Sipas statistikave të PK-së, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë ndodhur gjithsej 46 grabitje. “Si rezultat i angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, vërehen rezultate të theksuara të rënieve të rasteve të grabitjeve. Personat e dyshuar të përfshirë në […]
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kanë vërejtur rënie të theksuar të këtyre rasteve.
Sipas statistikave të PK-së, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë ndodhur gjithsej 46 grabitje.
“Si rezultat i angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, vërehen rezultate të theksuara të rënieve të rasteve të grabitjeve. Personat e dyshuar të përfshirë në këto raste kryesisht përdorin edhe armë. Një numër i madh i tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të njëjtit ju përkasin moshave të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e policisë për Telegrafin.
Ndryshe, policia të hënën ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy vjedhje grabitqare në vendin tonë.