Kurti: Diaspora Kosovës i sjell mbi 1.4 miliardë euro në vit

22.02.2022

Me rastin e hapjes së kësaj tryeze, kryeministri Kurti është shprehur se remitencat e diasporës në Kosovë brenda një viti shkojnë në mbi 1.4 miliardë euro. Sipas Kurtit, kjo dëshmon se mërgata luan kyç në zhvillimin e vendit. “Jemi duke punuar që diasporën ta angazhojmë në disa mënyra. Po ashtu, diaspora mund të kontribuojë në […]

Me rastin e hapjes së kësaj tryeze, kryeministri Kurti është shprehur se remitencat e diasporës në Kosovë brenda një viti shkojnë në mbi 1.4 miliardë euro.

Sipas Kurtit, kjo dëshmon se mërgata luan kyç në zhvillimin e vendit.

“Jemi duke punuar që diasporën ta angazhojmë në disa mënyra. Po ashtu, diaspora mund të kontribuojë në ndërmarrje, lidhje tregtare… që ndikojnë në rritjen e potencialit të vendit tonë.

Andaj, qeveria është duke punuar vazhdimisht që të krijojë të gjitha kushtet që krahas investimit në atdhe mërgata të sjell edhe dije”, është shprehur ai.