DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë për konkursin për 2 mësimdhënës/e, 4 edukatore, një psikolog/e e dy kuzhinier/e
“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 Nr.1763, të datës 13,12.2021, përpilon listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Suharekës. Po ashtu, nga kjo drejtori kanë bërë […]
“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 Nr.1763, të datës 13,12.2021, përpilon listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Suharekës.
Po ashtu, nga kjo drejtori kanë bërë të ditur se kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë, do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 26.01.2022, në sallën e Asamblesë të KK Suharekë, duke filluar nga ora 09:00, shkruan SuharekaOnline.
Më poshtë mund të gjeni orarin e testit me shkrim dhe kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë për secilën pozitë në disa shkolla të Komunës së Suharekës.
1. SHFMU “Shkëndija” në Suharekë
Pozita: Një mësimdhënës/e (10 orë mësim) për lëndën Gjuhë Angleze. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

2. IP “Fluturat” në Studençan
Pozita: Dy edukatore. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.


3. IP “Fluturat” në Samadraxhë
Pozita: Dy edukatore. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

4. IP “Fluturat” në Studençan
Pozita: Një kuzhinier/e. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

5. IP “Fluturat” në Samadrexhë
Pozita: Një kuzhinier/e. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

5. SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël
Pozita: Një psikolog/e. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

6. SHFMU “Shkëndija” në Suharekë
Pozita: Një mësimdhënës/e për Qendrën mësimore. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

Ndryshe, DKA-Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për një kuzhinier/e në IP “Fluturat” në paralelen në Duhël dhe për një punëtor teknik/ndihmës në SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.