Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

11.01.2022

Në një fotografi shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar. “Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë […]

Në një fotografi shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta”, deklaroi pronari i kompanisë së autobusit të aksidentuar për Telegrafin.

Autobusi kosovar dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të rrugës me ngrica.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.