Në Gjykatën Themelore të Prizrenit dega Suharekë, gjenerata e vitit 2021 përfundon praktikën një vjeçare

10.01.2022

Praktikantët e Gjykatës Themelore në Prizren, dhe nga degët Suharekë e Dragash, sot kanë përfunduar praktikën profesionale një (1) vjeçare. Me rastin e përfundimit të praktikët U.D., së Kryetarit të Gjykatës Artan Sejrani, dhe U.D. së Administratores Nexhibe Bala, kanë pritur në një takim falënderues të gjithë praktikantët, dhe i kanë ndarë të gjithë praktikantëve […]

Praktikantët e Gjykatës Themelore në Prizren, dhe nga degët Suharekë e Dragash, sot kanë përfunduar praktikën profesionale një (1) vjeçare.

Me rastin e përfundimit të praktikët U.D., së Kryetarit të Gjykatës Artan Sejrani, dhe U.D. së Administratores Nexhibe Bala, kanë pritur në një takim falënderues të gjithë praktikantët, dhe i kanë ndarë të gjithë praktikantëve certifikatat për angazhimin e tyre një vjeçar.

U.D., së Kryetarit të Gjykatës Artan Sejrani, i falënderoj për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë këtij viti, duke uruar që njohuritë dhe eksperienca e fituar, do t ‘iu ndihmoj në ndërtimin e një karriere në fushën e drejtësisë.

Përgjatë një viti praktikantët kanë qenë të angazhuar në zyre të ndryshme të Gjykatës, duke filluar nga pranimi, në zyret për menaxhimin e lëndëve, kanë punuar së bashku me bashkëpunëtorët profesional dhe me gjyqtarët e divizioneve të ndryshme, kështu në të njëjtën kohë kanë ndihmuar në punë të ndryshme të Gjykatës dhe kanë fituar përvojë profesionale.

Gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ i janë falënderues të gjithë praktikantëve për angazhimin dhe ndihmën e ofruar, duke shpresuar që përvoja e kaluar në Gjykatën Themelore të ju shërbej në formimin e tyre profesional në të ardhmen.