Gripshi i FC Ballkanit në top 10-she të asistuesve më të mirë në Superligë
Gjilani do të dimërojë në pozitën e parë në renditje, duke iu falënderuar fitores si mysafir ndaj liderit të para kësaj jave, Ballkanit, me rezultat 1:0. Deri te arkëtimi i tre pikëve tejet të rëndësishme gjilanasit erdhën në saje të supergolit të Gerhard Prognit, në minutën e 75-të, me gjuajtje të forte nga rreth 20 […]
Gjilani do të dimërojë në pozitën e parë në renditje, duke iu falënderuar fitores si mysafir ndaj liderit të para kësaj jave, Ballkanit, me rezultat 1:0.
Deri te arkëtimi i tre pikëve tejet të rëndësishme gjilanasit erdhën në saje të supergolit të Gerhard Prognit, në minutën e 75-të, me gjuajtje të forte nga rreth 20 metra. Ky ishte goli i 12-të i Prognit në këtë edicion, teksa Gjilani e mbyll stinorin vjeshtor me 35 pikë, me një pikë më shumë se rivali lokal, Drita, përkatësisht 2 më shumë se Ballkani, që tashmë renditet i treti.
Ndërkaq, më poshtë GazetaOlle ka sjellur top 10 asistuesit më të mirë pas 18-të ndeshjeve në BKT Superligën e Kosovës.
10 – Muharrem Jashari ( Drita)

9 – Ergyn Ahmeti (Dukagjini)

8 – Ardian Limani (Drita)

7 – Endrit Krasniqi (Prishtina)

6 – Nazmi Gripshi (Ballkani)

5 – Arbnor Muja (Drita)

4. Ilir Blakqori (Drita)

3. Kastriot Selmani (Llapi)

2. Bujar Idrizi (Llapi)

1. Valmir Veliu
