Qytetarëve të Kosovës nuk po iu pranohet certifikata e vaksinimit në Zvicër, flasin nga MSH-ja

11.12.2021

Së fundmi, janë bërë disa ankesa nga qytetarët, ku kanë treguar se në Zvicër nuk iu është pranuar dëshmia e vaksinimit. Lidhur me këtë problem, Telegrafi ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë. MSH thotë së janë duke punuar me Komisionin Evropian në mënyrë që qytetarët të mos kenë probleme. “Çështja e njohjes së certifikatës është […]

Së fundmi, janë bërë disa ankesa nga qytetarët, ku kanë treguar se në Zvicër nuk iu është pranuar dëshmia e vaksinimit.

Lidhur me këtë problem, Telegrafi ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë.

MSH thotë së janë duke punuar me Komisionin Evropian në mënyrë që qytetarët të mos kenë probleme.

“Çështja e njohjes së certifikatës është individuale nga shtete të ndryshme. Ka mjaft shtete ku qytetarët nuk kanë fare problem me certifikatë, madje ka edhe shtete që me notë verbale e kanë njohur certifikatën e vaksinimit të Kosovës, derisa ka edhe të atilla që se njohin ende.

Kosova po punon me Komisionin Evropian që qytetarët të mos kenë probleme lidhur me lëvizjen për shkak të certifikatave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.