Humbjet mësimore gjatë pandemisë, të pa kompensueshme
Digjitalizimi dhe aftësimi i mësimdhënësve në përdorimin e teknologjisë si mjet ndërmjetësues për mësimdhënie del të jetë synimi i sistemeve dhe politikave arsimore. Kështu u tha në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë: “Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasojat në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit”, që e organizoi Instituti Pedagogjik i […]
Digjitalizimi dhe aftësimi i mësimdhënësve në përdorimin e teknologjisë si mjet ndërmjetësues për mësimdhënie del të jetë synimi i sistemeve dhe politikave arsimore.
Kështu u tha në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë: “Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasojat në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit”, që e organizoi Instituti Pedagogjik i Kosovës.
Konferenca është rezultat i humulmitit për humbjet mësimore si pasojë e COVID-19 dhe raportit të publikuar të hulumtimit, që është botuar si libër i veçantë.
Përveç rezultateve numerike, humbja e njohurive të nxënësve është problem të konpenzohet.
Kosova ndërkaq nuk ka qënë e përgatitur në organizimin e mësimit online, marrë parasysh edhe mospërgatitjen e mësimdhënësve në aspektin teknologjik, flasin rezultatet e hulumtimit të Institutit Pedagogjik.
Problemi i humbjeve mësimore u trajtua nga aspekte të ndryshme edhe nga vende të ndryshme, pasi konferenca pos autorëve vendor, mblodhi edhe autorë të huaj si dhe u prezantuan përvoja e sfida gjatë dhe pas pandemisë.
Si rezyme e përmbledhjeve të kësaj conference ishin nevoja për një mobizilim të gjithanshëm të akterëve shtëtëror për të organizuar mësim edhe në kushte në situate të pandemisë.
“Humbjet mësomore që janë shprehur në të gjitha studimet, pasojat në dimensionin akademik dhe psikosocial janë evidente”, thuhet në raport.
Në anën tjetër, raporti në këtë konferencë u precizua se pandemia nxorri edhe aspekte të tjera pozitive siç është vëtmolibilizimi i gjerë i akterëve që ndihmuan arsimin, përfshirë prindërit, komunitetit, shoqërinë civile dhe donatorët. Sfidë vazhdon të mbetet orintimi i përvojave pozitive nga COVID-19 të, me qëllim të përmbushjes së pasojave dhe mangësive.