Shala thotë se presin numërimin e votave nga diaspora dhe me kusht sepse vendosin nëse do të ketë balotazh
Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Vlenë të theksohet se ky rezultat vije vetëm pas […]
Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.
Vlenë të theksohet se ky rezultat vije vetëm pas numërimit të votave të rregullta në 85 vendvotimet e Komunës së Suharekës, duke mos i llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, pasiqë për këto të fundit ende nuk ka filluar numërimi.
Kryetari i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala, i cili edhe ishte kandidat për kryetar të Suharekës përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të presin numërimin e votave nga diaspora dhe atyre me kusht sepse vendosin nëse do të ketë balotazh.
Po ashtu, ai ka thënë se nga rezultatet preliminare, jemi në vendin e dytë, me rritje të votave në Suharekë dhe në nivel vendi.
Postimi i plotëi Ardian Shalës:
Të nderuar qytetarë të komunës së Suharekës,
Nga rezultatet preliminare, jemi në vendin e dytë, me rritje të votave në Suharekë dhe në nivel vendi.
Presim rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja, pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht, të cilat vendosin nëse do të ketë balotazh.
Këto rezultate nuk i kemi pritur, megjithatë ato nuk na dekurajojnë por përkundrazi na obligojnë që të përkushtohemi fuqishëm për të kthyer sundimin e rendit e ligjit në Komunën tonë.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëpunëtorët, aktivistët dhe strukturat e LDK-së dhe shumë të tjerë pa dallim për angazhimin e fuqishëm për Suharekën ndryshe.
Falënderoj të gjithë qytetarët për procesin zgjedhor i cili ka kaluar i qetë dhe pa eksese të theksuara.
Me nderime,
Dr. Ardian Shala