KQZ njofton votuesit për masat që duhet t’i zbatojnë nesër
Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatojnë nesër gjatë procesit të votimit për këto zgjedhje lokale. KQZ kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit. Me masat anti-COVID që ka njoftuar KQZ, […]
Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatojnë nesër gjatë procesit të votimit për këto zgjedhje lokale.
KQZ kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.
Me masat anti-COVID që ka njoftuar KQZ, bëhet e ditur se votuesit duhet të mbajnë maskë mbrojtëse dhe distancën prej dy metrave.
Më poshtë mund të gjeni masat që duhet t’i zbatoni:
• Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
• Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
• Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
• Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
• Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
• Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;
• Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serisht duart.
Për komunën tënde. Voto!