2 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, 20 në tërë Kosovën
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar dy raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë nga ky virus. Po ashtu, në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve […]
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar dy raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë nga ky virus.
Po ashtu, në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.
Në total numri i rasteve aktive është 786.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës. Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.