“Anuga 2021”, Frutex përfaqëson denjësisht Kosovën në mesin e mbi 7000 bizneseve në Gjermani
Në këtë ngjarje ku kanë ekspozuar produktet e tyre mbi 7000 prodhues të ushqimit dhe pijeve, Kosova po përfaqësohet nga produket e kompanisë Frutex. Në hapsirën gjigante në Koln të Gjermanisë po mirëpriten produktet Golden Eagle, Relax dhe lëngjet Natural 100%. Pijet me të cilat Frutex po përfaqëson Kosovën janë mirëpritur nga konsumatorët për cilësinë […]
Në këtë ngjarje ku kanë ekspozuar produktet e tyre mbi 7000 prodhues të ushqimit dhe pijeve, Kosova po përfaqësohet nga produket e kompanisë Frutex.
Në hapsirën gjigante në Koln të Gjermanisë po mirëpriten produktet Golden Eagle, Relax dhe lëngjet Natural 100%.
Pijet me të cilat Frutex po përfaqëson Kosovën janë mirëpritur nga konsumatorët për cilësinë e lartë dhe vlerave të ushqyese.
Kompania Frutex për të tretin vit radhazi po merr pjesë në panairin Anuga, që po mbahet në Koln të Gjermanisë. Suksesin e kaluar nga pjesëmarrjet paraprake, Kompania Frutex shpreson t’i përsërisë edhe në këtë vit i cili ka qenë një ndër vitet më të suksesshme për brendin Golden Eagle dhe Relax, poashtu këtë vit është shtuar edhe brendi Natural 100% .