DKA-Suharekë me shpallje publike për një punëtor teknik-ndihmës në një shkollë

08.10.2021

DKA-Suharekë duke u bazuar në nenin 20,22 dhe 27 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve 04/L-077, nenit 8 dhe nenit 10 alinea 6, 7 dhe 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, dhe bazuar në kërkesën e SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të prot. nr. 48 të datës 07.10.2021 bënë shpallje publike për angazhimin e […]

DKA-Suharekë duke u bazuar në nenin 20,22 dhe 27 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve 04/L-077, nenit 8 dhe nenit 10 alinea 6, 7 dhe 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, dhe bazuar në kërkesën e SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të prot. nr. 48 të datës 07.10.2021 bënë shpallje publike për angazhimin e punëtorit me kontratë për punë dhe detyrë specifike: SHFMU “Flamuri i Arbrit” – Reshtan – një punëtor teknik-ndihmës (zëvendësim i pushimit mjekësor).

Sipas njoftimit të DKA-së paga mujore do të jetë 240 euro, kohëzgjatja e kontratës do të jetë për kohë të caktuar – jo më gjatë se 120 ditë (4 muaj), kualifikimi: shkolla fillore.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një biografi (CV) personale, kopjen e letërnjoftimit, kopjen e dokumentacionit të kualifikimit. Shpallja mbetet e hapur 8 ditë nga dita e publikimit në tabelen e shpalljeve dhe Web faqen e Komunës së Suharekës.