Për herë të dytë rihapet konkursi për drejtor të shkollës në Reshtan

18.07.2023

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka rihapur për herë të dytë konkursin për vendin e lirë të punës për pozitën: drejtor të shkollës në Reshtan. DKA-Suharekë gjatë ditës së martë ka rihapur për herë të dytë konkursin për plotësimin e vendit të lirë të punës për pozitë: drejtor i SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan, […]

Për herë të dytë rihapet konkursi për drejtor të shkollës në Reshtan Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka rihapur për herë të dytë konkursin për vendin e lirë të punës për pozitën: drejtor të shkollës në Reshtan.

DKA-Suharekë gjatë ditës së martë ka rihapur për herë të dytë konkursin për plotësimin e vendit të lirë të punës për pozitë: drejtor i SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan, raporton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se pas hapjës së konkursit për herën e parë, konkursi në fjalë është anuluar sipas njoftimit bëhej e ditur se ky konkurs për këtë pozitë u anula shkaku se kandidatët nuk i kanë përmbushur kushtet dhe kritetet sipas Udhëzimit Administrativ.

Para anulimit të konkursit, Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani përmes një postimi në rrjetin e tij social, facebook, ka njoftuar se ka emëruar profesorin, Shahni Shala si ushtrues detyre për pozitën e drejtorit të shkollës në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan.