Zgjedhjet lokale, a do të lejohen qytetarët e pa vaksinuar të futen në qendrat e votimit? Flasin nga KQZ-ja
Këto zgjedhje të 17 tetorit, janë zgjedhjet e dyta që do të organizohen në situatën me pandeminë COVID-19, ku së fundmi kjo situatë fatmirësisht ka shkuar drejt normalizimit. Ka më shumë se një muaj që kur Kosova ka ndërmarrë disa masa kundër përphapjes së virusit COVID-19, kjo si pasojë e rritjes së numrit të rasteve […]
Këto zgjedhje të 17 tetorit, janë zgjedhjet e dyta që do të organizohen në situatën me pandeminë COVID-19, ku së fundmi kjo situatë fatmirësisht ka shkuar drejt normalizimit.
Ka më shumë se një muaj që kur Kosova ka ndërmarrë disa masa kundër përphapjes së virusit COVID-19, kjo si pasojë e rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe atyre të vdekjes në muajin gusht kur edhe kishte arritur shifra rekorde.
E për këtë, subjektet politike për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, kanë vendosur që kësaj here fushatën ta zhvillojnë më ndryshe, duke u fokusar në atë virtuale (online).
Ndërsa, nga e hëna këto masa janë zbutur, mirëpo certifikata e vaksinimit e po ashtu edhe testet për Covid-19 po kërkohen pothuajse në çdo institucion.
Por a do të lejohet të votojnë qytetarët pa certifikatë të vaksinimit në Qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve?
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në pyetjet e redaksisë ka thënë se votuesve do t’u lejohet të votojnë edhe nëse nuk janë të vaksinuar apo nuk posedojnë test jo më të vjetër se 72 orë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar apo se kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19”, ka thënë për Front Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Por KQZ-ja kërkon nga votuesit ditën e zgjedhjeve që të respektojnë distancën prej 2 metrave, si dhe të mbajnë maskë.
“Sipas udhëzimit të KQZ-së, votuesit duhet të mbajnë distancën fizike 2m gjatë kohës sa janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim do të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit”, kanë Elezi për Front Online.
Kurse nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se do të ndihmojnë me udhëzues përkatës por që nuk kanë ndonjë rekomandim që të u ndalohet votimi personave të pa vaksinuar.
“Zgjedhjet mbahen muajin tjetër. Deri atëherë, MSh do ta ndihmoje me udhëzues përkatës KQZ lidhur me zbatimin e masave anticovid-19 gjate procesit zgjedhor”, kanë thënë nga MSh-ja.