Nesër derbi Drita – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari
Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tretë, ndërsa në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Në xhiron e katërt të këtij kompeticioni na presin ndeshje tejet interesante. Nesër Drita do të debutojë në shtëpi, ku në xhiron e […]
Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tretë, ndërsa në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në xhiron e katërt të këtij kompeticioni na presin ndeshje tejet interesante.
Nesër Drita do të debutojë në shtëpi, ku në xhiron e katërt do të presë klubin suharekas, Ballkanin.
Ndeshja Drita – Ballkani, do të zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 16:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Këtë ndeshje pritet ta drejtojë treshja: Alban Shala, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.
Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Lirim Jashari, AVAR: Granit Hyseni dhe operator do të jetë Arianit Rrrmoku.
Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmenti dhe delegat Flamur Bytyqi.
