FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj KF Ulpianës
Gjatë kësaj fundjave pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante, duke marrë parasysh përforcimet e klubeve me transferime si dhe seancat përgatitore intensive. Nesër në kuadër të javës së 3-të zhvillohet ndeshja Ballkani – Ulpiana në stadiumin e qytetit në […]
Gjatë kësaj fundjave pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante, duke marrë parasysh përforcimet e klubeve me transferime si dhe seancat përgatitore intensive.
Nesër në kuadër të javës së 3-të zhvillohet ndeshja Ballkani – Ulpiana në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 16:00.

Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Granit Hyseni e Meriton Berisha si dhe gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.
Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Shpëtim Murtezi, AVAR: Edmond Zeqiri dhe operator do të jetë Shpetim Berisha. Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Feriz Parllaku dhe delegat Agim Hasani.

Për këtë përballje, sot suharekasit në drejtim të Bekim Isufit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.