Smart City, qyteti i Suharekës së shpejti bëhet me semafor, radar shpejtësie dhe WiFi

11.08.2021

Me 16 qershor të këtij viti zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës ka hapur procedurat e tenderimit për projektin ndërtimi i zonave infrastrukturore të menqura SMART. Sipas dosjes së tenderit të siguruar nga SuharekaOnline për këtë investim janë parashikuar 251,309.00 Euro. Në bazë të këtij projekti pritet që të vendoset shtyllat e sinjalizimit vertikal dhe […]

Me 16 qershor të këtij viti zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës ka hapur procedurat e tenderimit për projektin ndërtimi i zonave infrastrukturore të menqura SMART.

Sipas dosjes së tenderit të siguruar nga SuharekaOnline për këtë investim janë parashikuar 251,309.00 Euro.

Në bazë të këtij projekti pritet që të vendoset shtyllat e sinjalizimit vertikal dhe atij horizontal.

Shtyllat për smart city janë shtylla të cilat do të shfrytëzohen në mënyrë praktike për kryerjen e shumë funksioneve të ndryshme si për: sinjalizimet digjitale, senzorët e ndryshëm për SmartCity – matjen e temperaturës, shtypjes së ajrit, lagështisë së ajrit, ndotjes së shpejtësisë dhe drejtimit të erës, ndriçim publik, ndriçues për lëvizje të këmbësorëve, radar të shpejtësisë etj.

Gjithashtu shtyllat do të ofrojnë edhe çasje në internet (WiFi) pa pagesë, ku të gjithë ata që hyn në qytetin e Suharekës përmes paisjeve të tyre smart dhe laptopëve do të kenë çasje në internet.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti do të vendosen edhe panel informues LED ku në mënyrë digjitale do të jepen të dhëna të rëndësishme për qytetarët.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.