Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin

11.08.2021

Të martën një qytetar ka raportuar në Policinë e Suharekës për para të falsifikuara. Të martën rreth orës 09:30 një person ka raportuar në Policinë e Suharekës se ka hasur një kartëmonedhë prej 100 Euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan SuharekaOnline. Kartëmonedha është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me […]

Të martën një qytetar ka raportuar në Policinë e Suharekës për para të falsifikuara.

Të martën rreth orës 09:30 një person ka raportuar në Policinë e Suharekës se ka hasur një kartëmonedhë prej 100 Euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan SuharekaOnline.

Kartëmonedha është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.