Suharekasit i vidhen paratë që i kishte donacion
Një person nga Suhareka ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Sipas viktimës paratë i kishte pasur donacion. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:50. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se […]
Një person nga Suhareka ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Sipas viktimës paratë i kishte pasur donacion.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:50.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Sipas viktimës paratë i kishte pasur donacion” bënë të ditur Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.