MPJD flet për gjendjen e të lënduarve në Kroaci: 26 pacientë janë në proces lirimi, 15 të tjerë do të vazhdojnë trajtimin spitalor
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se vetëm njëri nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm është në gjendje më të rëndë shëndetësore. MPJD ka dalur me detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të qytetarëve që kanë pësuar lëndime në aksidentin e djeshëm në Slavonski Brod. “Ministria e Punëve të […]
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se vetëm njëri nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
MPJD ka dalur me detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të qytetarëve që kanë pësuar lëndime në aksidentin e djeshëm në Slavonski Brod.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu nga kjo ministri është thënë se trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona, ku gjendja shëndetësore e tyre është stabile.