Zyba: Data 15 shkurt është çelësi i fillimit të suksesit

Me 10 shkurt të vitit 2007 Lëvizja Vetëvendosje që aso kohe nuk funksiononte si parti politike, kishte organizuar njërën nga protestat më të mëdha që nga paslufta, kjo për të kundërshtuar negociatat e Kosovës me Serbinë, kundër Pakos së Ahtisarit.

E për të biseduar për këtë temë të ftuar në studion e SuharekaOnline në mbrëmjën e të mërkurës kanë qenë aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje, njëherit kandidatë për deputetë nga kjo parti, Salih Zyba dhe Hysen Durmishi të cilët kanë treguar detaje dhe përjetime të tyre nga ajo protestë.

Salih Zyba i cili mbanë numrin 110 në listën e LVV-së, ndër tjerash në studio ka folur edhe për kohën pas zgjedhjeve.

I pyetur se çka mund të presin qytetarët e Kosovës pas datës 14 shkurt.

Zyba ka thënë se pas datës 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje menjëherë pas kësaj date pret ndryshimin

”Data 15 shkurt është fillimi, është çelësi i suksesit të fillimit jo i mbarimit sepse projektet qytetare nuk kanë fund nuk janë të njëhershme, janë jetësore, janë të gjeneratave e brezave” ka thënë Zyba.

”Ne i referohemi defekteve të deri tashme që mos me na ndodhë gabimet që kanë ndodhë nga pushtetet, sepse pushtetet e bëjnë gabimin e i japin mundësin, kështu që presim që mundësia e parë është mundësia e ndryshimit, sepse duke konsideru se deri më tani është bërë mjaftueshëm dëmi, e konsiderojmë se ndryshimi është çelësi i suksesit, dhe i referohemi fuqisë së votës sepse është vullneti i qytetarëve për ndryshim” ka shtuar ai.

”Përveç se zotohemi për angazhimin ne besojmë në ndryshim, besojmë në shpresën që është kriju e që me mobilizim mos të mbetet më vetëm shpresë sepse është mundësi e artë prej datës 15” ka përmbyllur Zyba.

RAPORTO