Zgjedhjet në pandemi, presidentja Osmani i pret në takim pasdite krerët e partive

13.09.2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot krerët e partive politike për një takim konsultativ për të diskutuar rreth procesit zgjedhor dhe ndikimin e saj në situatën epidemiologjike. Përmes një letre që u është drejtuar presidentja Osmani partive politike thuhet se ky takim do të mbahet me qëllim të diskutimit të opinionit dhe rekomandimit […]

Zgjedhjet në pandemi, presidentja Osmani i pret në takim pasdite krerët e partive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot krerët e partive politike për një takim konsultativ për të diskutuar rreth procesit zgjedhor dhe ndikimin e saj në situatën epidemiologjike.

Përmes një letre që u është drejtuar presidentja Osmani partive politike thuhet se ky takim do të mbahet me qëllim të diskutimit të opinionit dhe rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me ndikimin e zgjedhjeve lokale në situatën epidemiologjike.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S., Vjosa Osmani- Sadriu ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, thuhet në letrën e presidentes.

LEXO EDHE:  “Ka mjaft dëshmi që e bëjnë përgjegjëse Serbinë”, thotë Osmani në Bruksel për sulmet në Kosovë

Takimi i thirrur është planifikuar të mbahet sot, me fillim nga ora 16:30 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, gjatë ditës së shtunë IKSHPK ka dhënë vlerësimin në lidhje me ndikimin e procesit zgjedhor në gjendjen epidemiologjike në vend, ku përmes një letre drejtuar presidentes Osmani kanë rekomanduar shtyrjen e procesit zgjedhor.

“Rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën që IKSHPK-ja ia ka dërguar presidentes Osmani.

Etiketat