Vendimi i KQZ-së, ja sa fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

14.09.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrur vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pra për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Ky vendim i KQZ-së ka ardhur duke u mbështetur në listën përfundimtare të votuesve, ku për zgjedhjet lokale të cilat do të […]

Vendimi i KQZ-së, ja sa fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale të 17 tetorit Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrur vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pra për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Ky vendim i KQZ-së ka ardhur duke u mbështetur në listën përfundimtare të votuesve, ku për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit është 1.885,448 votues.

Pra, KQZ ka marrur vendim për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave do të shtypen 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen po ashtu 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime.

Ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të shtypen për dy llojet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është 3 milion e 397 mijë e 200 fletëvotime.

Po ashtu, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëhet e ditur se do të shtypen 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo 9,91%, vlenë të theksohet se kjo është edhe praktikë e ndjekur në proceset e kaluara zgjedhore.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit, ato parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte shtype rreth 178 mijë fletëvotime më pak se numri i qytetarëve me të drejtë vote.