Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

16.10.2021

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e. Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën […]

Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal? Foto: Ilustrim

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e.

Dokumentet me të cilat mund të votoni me 17 tetor 2021.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:
Letërnjoftim;
Pasaportë;
Dokument i udhëtimit; dhe
Patentë shoferi.