Shala takon qytetarët e Suharekës, prezanton prioritetet në mandatin e ardhshëm katërvjeçar

12.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Ai ka thënë se Suhareka për të gjithë, është vizioni ynë konkret për qytetin tonë, për ta bërë siç e duam, me cilësi të jetës […]

Shala takon qytetarët e Suharekës, prezanton prioritetet në mandatin e ardhshëm katërvjeçar Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ai ka thënë se Suhareka për të gjithë, është vizioni ynë konkret për qytetin tonë, për ta bërë siç e duam, me cilësi të jetës dhe qasje të barabartë në të mirat që duhet ti kenë të gjithë, pa dallim.

Ardian Shala së bashku me kandidatët për asamble, Bulëza Kuqi, Jehona Shala, Kushtrim Kuqi dhe Alban Berisha, kanë vizituar dhe debatuar me qytetarët e Suharekës për prioritetet.

Prioritetet e Shalës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, janë:
Furnizimi me ujë në rrugët Xhavit Sylaj dhe lagjen Kallderm,
Zgjidhja e problemit të ujrave atmosferik në rrugën Skenderbeu,
Kanalizim, trotuare dhe këndin e lojrave në lagjen e re,
Parking dhe hapsira të gjelbëruara në qytet,
Ndriçim publik në të gjitha lagjet e qytetit,
Rregullim i të gjitha rrugëve lokale në qytet,
Plani i mobilitetit në qytet, dhe zgjidhja e qarkullimit të automjeteve,
Përfundimi i shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyqi”,
Trajtimi i sheshit të qytetit për ti dhënë formë finale,
Investim për funksionalizim të lokacionit për varrezat e reja të qytetit në Biraq.

“Prioritetet tuaja, janë platforma jonë, qytetarë të dashur. Ne e duam këtë qytet, ne punojmë për të dhe qytetarët e saj, për të ngritur cilësinë e jetës në të gjitha drejtimet. Andaj ju ftoj, ta bëjmë ndryshimin, së bashku, për të mirën e të gjithëve. Qyteti ynë meriton më mirë.Këtë do ta bëj qeverisja jonë që po vije. Qeveri e duarve të pastra.Suhareka për të gjithë!”, ka thënë ai.