Shala takon qytetarë dhe biznese, ua prezenton planin qeverisës për katër vitet e ardhshme

11.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Ardian Shala ka takuar qytetarë dhe biznese në qytetin e Suharekës. Shala së bashku me kandidatët për Asamble Komunale, nga qyteti: Bulëza […]

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Ardian Shala ka takuar qytetarë dhe biznese në qytetin e Suharekës.

Shala së bashku me kandidatët për Asamble Komunale, nga qyteti: Bulëza Kuçi, Kushtrim Kuçi, Alban Berisha e Jehona Shala, takuan bizenese e qytetarë të cilëve ua prezentuan planin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme në qytet.

“S’ka si LDK-ja, asnjëherë nuk jemi ndjerë të plotësuar jashtë LDK-së, këto ishin fjalët që sot na u thanë nga shumë banorë të qytetit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Shala ka theksuar se ishte i madh numri i tyre që sot me kënaqësi e konfirmuan rikthimin në “shtëpinë politike” të Ukë Bytyçit e Ibrahim Rugovës, të tjerët konfirmuan qëndrimin dhe angazhimin për shtëpinë tonë të madhe politike Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai shtoi se ishte një ditë me surpriza të mira, me banorët e bizenset në qytetin e Suharekës. Ata nuk janë vetë dhe asnjëherë nuk do t’i lëmë vetë. Nuk do të lejojmë pabarazinë ndaj tyre, do t’i përkrahim pa rezervë që t’i gëzojnë të gjitha beneficionet e të qenurit qytetar e biznesmen në Suharekë.

“Ata me entuziazmin e fitores dhe me satisfaksionin e të qënurit të përkrahur në bizneset e tyre, na ofruan mbështetje të parezervë”, është shprehur Ardian Shala.