Shala takon paragllajdistët në garën “Festari Suhareka Open 2021”, premton rekuizita, pista e mbështetje në gara ndërkombëtare

25.09.2021

Kështu ka bërë të ditur vet Shala përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se është krenar me paragllajdistët tanë që korrën suksese të shkëlqyera edhe në skenën ndërkombëtare. Shala ka premtuar rekuizita, pista në Suharekë për “Shqiponjën e Artë”, për paragllajding dhe mbështetje në pjesëmarrje në garat ndërkombëtare. “Rekuizitat, pista në Suharekë për […]

Shala takon paragllajdistët në garën “Festari Suhareka Open 2021”, premton rekuizita, pista e mbështetje në gara ndërkombëtare Foto: Ardian Shala / Facebook

Kështu ka bërë të ditur vet Shala përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se është krenar me paragllajdistët tanë që korrën suksese të shkëlqyera edhe në skenën ndërkombëtare.

Shala ka premtuar rekuizita, pista në Suharekë për “Shqiponjën e Artë”, për paragllajding dhe mbështetje në pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

“Rekuizitat, pista në Suharekë për “Shqiponjën e Artë”, për paragllajding dhe mbështetja në pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, do të jenë të padiskutueshme në qeverisjen e ardhme”, thuhet në njoftimin e Shalës.

“Fluturoni lartë shqiponjat tona, krenar me juve. Ju jeni krenaria e Suharekës. Përkrahja për juve, kurrë nuk do të mungojë”.