Shala: Suhareka ka nevojë për ndryshim, jemi gati të qeverisim ndryshe, për të gjithë, me qeverisje të mirë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

14.10.2021 / Zgjedhjet

Shala: Suhareka ka nevojë për ndryshim, jemi gati të qeverisim ndryshe, për të gjithë, me qeverisje të mirë
Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Ardian Shala ka zhvilluar takime në Samadraxhë, Studenqan, Nëpërbisht dhe Dobërdelan.


Ai ka thënë se këto takime, janë takime të rikonfirmimit të unitetit, gatishmërisë për ndryshim, gatishmërisë për t’i dhënë fund keqqeverisjes.

Po ashtu, Ardian Shala ka shtuar se bastionet e LDK-së, qytetarët, anëtarët e devotshëm, janë gati për ta bërë ndryshimin.

Gjithashtu, Shala ka theksuar se Suhareka ka nevojë për ndryshim dhe se ne jemi gati të qeverisim ndryshe, për të gjithë, me qeverisje të mirë.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *